Përshëndetje!

Ne jemi një studio multi-disiplinore dizajni, kompakte, energjike dhe fleksibël. Përqendrohemi në krijimin e zgjidhjeve efikase, të personalizuara dhe bashkëkohore që përmbushin nevojat tuaja të komunikimit në Internet, Televizion dhe Shtyp.

Prej më shumë se një dekade u kemi ardhur në ndihmë bizneseve dhe organizatave shqiptare, në konceptimin, realizimin dhe përmiresimin e identitetit të tyre. Në shume raste kemi vendosur standarde të reja duke dhënë zgjidhje ndër-mediatike të nje cilësie pa kompromis.

Jemi rritur me Internetin, dhe e kemi perqafuar tërësisht filozofine e tij. Jemi të vetëdijshem që na pret një e ardhme e përcaktuar nga teknologji të ndërlidhura, "on-demand" të nevojshmë të jenë në funksionim 100% të kohes. Kështu mundohemi të zhvillojme zgjidhje me impakt maksimal ndaj prezencës tuaj të vazhdueshme në Internet.

Ne besojmë se mediat tradicinale do të mbeten në transformim të vazhdueshëm, duke evoluar për tu përshtatur me mënyrat e reja të komunikimit. Për këtë arsye bëjme ç'është e mundur që vlerat tradicionale t'i ngremë, zhvillojmë dhe t'i integrojmë me këtë epokë dinamike.

Si mund t'ju vijmë në ndihmë?

Dizajn Identiteti

Një marke të suksesshme i nevojitet një identitet origjinal dhe përkufizues. Në kujdesemi të kuptojmë bazën e klientelës suaj, ekipin dhe mënyrën tuaj të punës, dhe nisim punën për krijimin e identitetit dhe strategjisë suaj të komunikimit në mënyrë që të maksimizojmë potencialin e biznesit tuaj.

Zhvillim Web

Nëse keni nevojë për të mbjellë fidanin e një prezence të qëndrueshme në Internet, apo për një aplikacion specifik që i pershtatet nevojave tuaja, ju duhemi ne. E skalisim çdo projekt individualisht, në mënyrë origjinale dhe efektive, për tu siguruar që të arrijë gjithmonë standartet më të larta.

Grafike Interaktive TV

Duke krijuar programe të posaçme për tu komanduar në kohë reale, jemi të afte ti japim transmetimeve televizive aftësinë tu përgjigjen ngjarjeve të paparashikuara, si rezultate zgjedhore, lojëra e quiz-e televizive, dhe paraqitje të informacioneve komplekse.

Grafike Televizive

Kemi mbi dhjetë vjet eksperiencë në fushën e grafikës televizive, efekteve vizuale, modelimit, animacionit dhe renderizimit 3d, dhe do t'ju ndihmojmë të konvertoni mijëra fjalet tuaja në spote, klipe dhe animacione mbresëlënëse.

Punët e fundit