Teknologjitë

Gjatë punës sonë jemi hasur shpesh me projekte që, megjithëse të ndryshme, kanë patur nevojë për zgjidhje teknologjike të ngjashme. Hap pas hapi, këto teknologji janë maturuar në projektë të vetëpërmbajtura, të cilat shërbejnë si bazë e testuar dhe robuste për nisjen e projekteve të reja me problematikë të ngjashme.

Këto teknologji janë në proces të vazhdueshëm mirëmbajtjeje dhe rafinimi, dhe na shërbejnë si pikënisje për dhënien e zgjidhjeve në projektet e mëtejshme.

logo_beni_en

BeniCMS (quhet kështu sepse ecën vetë) është sistemi ynë i manaxhimit të përmbajtjes. Ky sistem shërben si bazë per ndërtimin e siteve web (përfshirë edhe këtij siti) dhe është krijuar për të qënë njëkohësisht fleksibël, i ekstendueshëm, dhe i lehtë për tu përdorur nga klientët tanë.

BeniCMS lejon modifikim dhe pasurimin e përmbajtjes së siteve web nga vetë porositësi, dhe është përshtatur në vecanti për të plotësuar nevojat e tregut shqiptar.

  • Shume-gjuhësh. Lejon krijimin e përmbajtjes në një numër të pakufizuar gjuhësh, të afta të ndryshohen jo vetëm gjatë krijimit, por përgjatë gjithë jetës së sitit web.
  • Media adaptive. Imazhet, videot, dhe skedarët e shkarkueshëm kanë secila "magazinën" e tyre qëndrore nga ku merren për përdorim nga faqet apo artikujt e sitit. Madhësia e tyre llogaritet automatikisht në vartësi të nevojës së sitit, duke kursyer kështu shumë punë gjatë përgatitjes së përmbajtjes.
  • Dizajn i mbrojtur. Garanton që permbajtja e hedhur nga përdoruesit të paraqitet në të njëjtat standarte vizuale të dizajnit fillestar te sitit. Për çdo element, përdoruesi mund të specifikojë domethënien (paragraf, titull parësor, titull dytësor, listë, etj) dhe jo pamjen (ngjyren, llojin dhe madhesinë e karakterit, etj)
  • Optimizuar per SEO. Faqet e gjeneruara janë të optimizuara për të qënë të lehta për tu kuptuar nga motorrët e kërkimit. Sistemi gjeneron kod të pastër, të standarteve të kohës, dhe përdor metoda të avancuara për shërbimin sa më të shpejtë të përmbajtjes (caching), duke rritur ndjeshëm performancën e sitit.
  • Strukture dinamike. Struktura e sitit është gjithmonë e modifikueshme. Mund të shtohen dhe hiqen faqet, si dhe të modifikohet renditja dhe hierarkia e tyre. Pas çdo modifikimi, struktura e menuve dhe lidhjet mes faqeve reflektojnë automatikisht ndryshimet e bëra.
  • Arkitekturë e hapur. Mundësi për të përkufizuar tipe artikujsh të cfarëdolloj kompleksiteti. Mundësi krijimi dhe modifikimi i një numri të pakufizuar artikujsh të çdo tipi.
  • Komponente modulare. Pjesë të faqeve me funksionalitet të përsëritur nëpër vendndodhje të ndryshme të sitit mund të përcaktohen si komponente dhe të ripërdoren. Kur modifikohet një komponent, ndryshimet shfaqen në gjithe instancat e tij.
  • Integritet relacional. Çdo pjesë e ripërdorshme e përmbajtjes (imazh, artikull, komponent, skedar) ruan lidhje me vendet ku ajo është përdorur. Kështu bëhet i pamundur dëmtimi i sitit nga fshirja aksidentale e elementeve në perdorim.
logo_turbina

Turbina është sistemi ynë themelor për ndërtimin e aplikacioneve web. I bazuar në metodat bashkëkohore të arkitekturës së informacionit, gëzon një modularitet të lartë që e bën te përshtatshëm për zhvillimin e shpejtë nga prototipet, deri te aplikacionet e plota me kompleksitet të lartë.

logo_livedecision

LIVEdecision është një koleksion teknologjish që mundëson krijimin e grafikave interaktive televizive. Duke vënë në perdorim platformat Unity, Flash dhe CasparCG, nëpermjët sistemeve video-output Decklink dhe Matrox, jemi të aftë të ndërtojmë prograne shumë specifike për nevoja të transmetimit televiziv të ngjarjeve të paparashikueshme si rezultate zgjedhore, lojëra, quiz-e, apo lajme në kohë reale.