Zgjidhje të bazuara në fakte

E formuam studion tonë rreth një parimi kryesor: Zgjidhje të bazuara ne fakte. Krijimtarinë tonë e kalojmë në sitën e të dhënave konkrete dhe analizave logjike. E kuptojmë se rezultati i punës sonë nuk ekziston në boshllëk, por është hallkë e një zinxhiri dhe do i duhet të lidhet mirë me hallkat rrethuese.

Ia kemi vënë vetes si qëllim që të jemi gjithmonë të përditesuar mbi teknologjitë e reja dhe mënyrat për ti shfrytëzuar, që rezultati i punës sone të jete sa më jetëgjatë. Ne çdo projekt që marrim përsipër, i mbajmë sytë te e ardhmja, që kur ajo të vijë, të mos ju gjejë të papërgatitur.

Ekipi ynë

  • andri_bw

    Andri Xhitoni

    Dizenjim dhe Zhvillim Web

  • fadioni_bw

    Fadion Dashi

    Zhvillim Web dhe Mobile

  • sokoli_bw

    Sokol Thanati

    Konsulence Marketingu

  • andi_bw

    Andi Shameti

    Dizajn Grafik

Procesi ynë i punës

Ne bëjmë pyetje, nganjëherë shumë. E nisim punën vetëm pasi e kemi kuptuar plotësisht problemin. Gjatë gjithë projektit jemi në komunikim të vazhdueshëm për të ecur në një hap me klientin, ndërsa eksplorojmë, fokusojmë dhe rafinojmë mundësitë derisa të mbërrijmë në zgjidhjen optimale.