Zgjidhje të bazuara në fakte
E formuam studion tonë rreth një parimi kryesor: Zgjidhje të bazuara ne fakte. Krijimtarinë tonë e kalojmë në sitën e të dhënave konkrete dhe analizave logjike. E kuptojmë se rezultati i punës sonë nuk ekziston në boshllëk, por është hallkë e një zinxhiri dhe do i duhet të lidhet mirë me hallkat rrethuese.
Ia kemi vënë vetes si qëllim që të jemi gjithmonë të përditesuar mbi teknologjitë e reja dhe mënyrat për ti shfrytëzuar, që rezultati i punës sone të jete sa më jetëgjatë. Ne çdo projekt që marrim përsipër, i mbajmë sytë te e ardhmja, që kur ajo të vijë, të mos ju gjejë të papërgatitur.
Ekipi ynë
-
Andri Xhitoni
Dizenjim dhe Zhvillim Web
-
Fadion Dashi
Zhvillim Web dhe Mobile
-
Sokol Thanati
Konsulence Marketingu
-
Andi Shameti
Dizajn Grafik
Procesi ynë i punës
Ne bëjmë pyetje, nganjëherë shumë. E nisim punën vetëm pasi e kemi kuptuar plotësisht problemin. Gjatë gjithë projektit jemi në komunikim të vazhdueshëm për të ecur në një hap me klientin, ndërsa eksplorojmë, fokusojmë dhe rafinojmë mundësitë derisa të mbërrijmë në zgjidhjen optimale.